05:58 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pema e mrekullisë që shëron rreth 300 sëmundje përfshirë diabetin

Pema e moringës është konsideruar një mrekulli e natyrës pasi është një burim i rëndësishëm me yndyrna, proteina, karotenoide, vitaminë C, hekur dhe kalium. Mund t’ju duket e pamundur por ja që kjo është e vërteta që nuk e keni ditur për këtë pemë.

Lulet, rrënjët, gjethet e saj janë përdorur në prodhimin e produkteve të kozmetikës; parfumeve dhe vajrave të lëkurës. Krahas profilit të fuqishëm ushqimor të moringës, ekziston një potencial mjekësor i pabesueshëm.
Komponimet kimike të gjetura në moringë kanë demonstruar disa aktivitete të dobishme biokimike, të tilla si luftimi i aterosklerozës dhe sëmundjes së zemrës, rritja e sistemit imunitar dhe efektet antivirale, antibakteriale, antioksidante.

Le të bëjmë një vështrim më të afërt mbi përfitimet shëndetësore të moringës:
1. Moringa është e pasur me fibra dhe punon si një mburojë në zorrët tuaj. Gjithashtu shërben për të pastruar çdo mbeturinë të mbetur nga një dietë e yndyrshme.
2. Ajo përmban antibiotik të fuqishëm dhe shumë efikas për eliminimin e një bakterie të njohur për të shkaktuar gastrit, ulcerat dhe kancerin e stomakut.
3. Gjethet e moringës janë të bollshme me vitamina, minerale, aminoacide esenciale dhe shumë më tepër përbërës.

Në 100 gram gjethe moringa të thata ka:
– 9 herë më shumë proteina se në kos
– 10 herë më shumë vitaminë A se në karota
– 15 herë më shumë kalium se në banana
– 17 herë më shumë kalcium se në qumësht
– 12 herë më shumë vitaminë C se në portokall
– 25 herë më shumë hekur sesa në spinaq

4. Acidi klorogjenik i pranishëm në gjethe është i njohur për të ngadalësuar procesin absorbues të sheqerit në qeliza.
5. Moringa ka efekt anti-tumor dhe anti-kancer, e cila është rezultat i pranisë së një komponimi të quajtur niaziminin.
7. Ndihmon në rregullimin e funksionit të tiroides, sidomos kur bëhet fjalë për tiroide hiperaktive./Shije.al