Ferat Shala: Qytetarët duan që vendit t’i rikthehet shpresa e humbur, duan një qeveri të re

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime me qytetarë të Vasilevës, Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.
Sipas kandidatit, Ferat Shala zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Bashkë me kolegët kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga Komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime shumë të frytshme me qytetarë të Vasilevës, Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.
Zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë. Qytetarët duan që vendit tonë t’i rikthehet shpresa e humbur; duan një qeveri të re, të përgjegjshme dhe të guximshme; një qeveri që di dhe mund të marrë vendime të duhura për sfidat e mëdha që na presin.
Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo Qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dalë nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj.