75 Mall Live Search
14:43 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Komuna e Mitrovicës merr vendim për ndarjen e shujtave për punonjësit e saj

Në  mbledhja e 41-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës,  u miratuan disa vendime e ndër të tjerë edhe atë për ndarjen e shujtave për punonjësit e saj.

Sot u miratuan Propozimvendimin për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2021; Propozimvendimi për subvencionimin e klubit të basketbollit “Trepça”; Propozimvendimi për subvencionimin e klubit të volejbollit “Trepça”; Propozimvendimi për subvencionimin e klubit të zhytjes “Trepça”; Kërkesën për mbështetje financiare nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Mitrovicë.

Në këtë seancë u miratuan edhe pikat; Kërkesa nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtës për punonjësit e komunës, Dorëheqja e z. Remzi Rrahmani nga pozita e anëtarit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve në bordet e drejtorëve të NPL-ve; Dorëheqja e z. Naser Muja nga pozita e anëtarit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve në bordet e drejtorëve të NPL-ve.

Në përfundim të seancës janë diskutuar dhe janë miratuar edhe pikat e fundit të rendit të ditës si; Plani i punës së NJAB-së për vitin 2021, Plani strategjik i NJAB-së për vitin 2021; Plani i punës i Kuvendit të Komunës për vitin 2021; Raporti i punës i Kuvendit të Komunës për vitin 2020; Raporti i punës së NJAB-së për vitin 2020.

Ndërsa propozimi që Valmir Aliçkaj të shpallet “Qytetar nderi” si edhe Lindrit Misini “Nderi i qytetit”, të Mitrovicës është shtyrë për seancën e ardhshme të Kuvendit komunal.