75 Mall Live Search
23:34 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Aksidentohet vetura e Policisë në Malishevë, përplaset në shtyllë elektrike

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në Malishevë.
Dy automjete janë përfshirë, njëra nga to edhe e njësiteve të Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Nga fotografitë mund të shihni se si vetura zyrtare e Policisë, është përplasur edhe nga shtyllë elektrike, ku edhe është dëmtuar rëndë. Ndërsa, s’dihet nëse ka të lënduar.

Njësitet përkatëse sakaq po merren me rastin.

Fotografi nga vendi i ngjarjes: