Larg formave “ideale”, Dolce & Gabbana zgjedh aktoren e kolme për koleksionin e ri

Aktorja italiano-spanjolle, Vanessa Incontrada, do të jetë protagonistja e fushatës së re reklamuese e Dolce & Gabbana. Ajo është prezantuese, showgirl dhe aktore, por mbi të gjitha një frymëzim i formave të bëshme.

42-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan Dolce & Gabbana me mëndafsh të kuq, ku tregon edhe format e kolmët.
Në këtë mënyrë, Dolce & Gabbana njoftoi se koleksioni i ri do të jetë veçanërisht për vajzat dhe gratë e kolmë.

Veshjet do të jenë në dispozicion deri në madhësinë italiane 54, një vendim që shfaqet si një arritje e madhe, për të gjithë industrinë e modës, në emër të një mode gjithnjë e më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

