75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. A

Lituania ‘shumë e kënaqur’ që do të luaj me Kosovën në Prishtinë

Ndeshjen e parë në vitin 2021, Kosova do të luajë kundër Lituanisë në “Fadil Vokrri”.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Lituanisë, Edgaras Stankevičius, është shprehur i lumtur që do të ballafaqohen me “Dardanët” në miqësore, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi shumë të kënaqur të shpallim kundërshtarin tonë të parë këtë vit – ekipin e Kosovës. Do të jetë një provë vërtet e shkëlqyeshme për ekipin kombëtar para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022. Ne shpresojmë shumë që virusi COVID-19 të mos e pengojë këtë udhëtim dhe që ekipi ynë të jetë në gjendje të bëjë të lumtur tifozët e futbollit të vendit” deklaroi sekretari Stankevičius.

Kjo do të jetë përballja e parë midis ekipeve kombëtare të Kosovës dhe Lituanisë.

Në ranglistën e FIFA-s Kosova renditet në vendin e 114-të, ndërsa Lituania në të 117-tin.

/Indeksonline/