Haxhiu: Ideatori dhe vizionari që punësoi kosovarët në Kanada, USA, Evropë dhe Afrikë!

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Bekim Haxhiu, sot ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarin Muhamer Ibrahimi.
“Muhameri me punën e tij, idetë kreative dhe vizionare ka arritur të krijonte një biznes të suksesshëm me 42 punëtorë, të cilët punojnë nga Kosova për kompanitë e tjera në Kanada, SHBA, Evropë dhe Afrikë”, ka shkruar midis tjerash Haxhiu, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i plotë i Haxhiut:
Sot takova bashkëluftetarin Muhamer Ibrahimi -Trimi, ideator dhe kreator Flamurit të Kosovës.
Muhameri me punën e tij, idetë kreative dhe vizionare ka arritur të krijonte një biznes të suksesshëm me 42 punëtorë, të cilët punojnë nga Kosova për kompanitë e tjera në Kanada, SHBA, Evropë dhe Afrikë.
Muhameri me nofkën e luftës Trimi u dëshmua trim në luftë punëtor dhe kreator pas luftës.
Trimi është personalitet i veçantë, i cili me punën e tij dallohet si një nga të rinjtë më punëtor dhe kontributdhënës për vendin.