Gjendet një person pa shenja jete në Prizren
Në mëngjesin e së shtunës, një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në Prizren.
Sipas raportit të policisë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./AktivPress