75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 29 Janar 2021 / k.v

Shemsedin Dreshaj mbetet kandidat i AAK-së për deputet

Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore.

Njëra prej ankesave ishte edhe ajo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, respektivisht për kandidatin numër dy në listë, Shemsedin Dreshaj, raporton IndeksOnline.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021 dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet në vendimin e Supremes./IndeksOnline/