Kurti bën homazhe tek varri i aktivistit të ndjerë, Hysni Hyseni: Nuk e kurseu veten as në protesta kundër padrejtësive

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti gjatë ditës së sotshme bëri homazhe tek varri i aktivistit të ndjerë, Hysni Hyseni.
Kurti në postimin që bëri në Facebook u shprehë se Hyseni nuk e kurseu vetën në protesta kundër padrejtësive, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ishte një vit i gjatë ky pa Dodën. Përvjetori i parë i aktivistit dhe qytetarit shembullor, Hysni Hyseni. Njeri i dashur dhe i drejtë, punëtor dhe i guximshëm, e mbi të gjitha ishte atdhetar i paepur që e donte vendin e vet pa hile. Ai nuk e kurseu veten as në protesta kundër padrejtësive, e as në punë të mira për qytetin e vet. I barabartë mes nesh e shembull për ne të gjithë. Zoti e shpërbleftë.