75 Mall Live Search
18:49 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. M.

Kosovari që jeton në Britani të Madhe, Lirim Gula, me super-video gatimi në Youtube

Lirim Gula, shqiptari që jeton në Britani të Madhe, ka nisur një seri publikimesh të videove për gatim.

Në videot e publikuara në “Youtube” shihet mjeshtëria, gjenialiteti dhe eleganca në artin e përgatitjeve të ushqimeve.

Pamjet më poshtë tregojnë se si Gula përgatit viç të gatuar.

Kjo recetë viçi është super e butë dhe gjithashtu shumë e lehtë për tu bërë.

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEO TE TJERA

Ndryshe, Lirim Gula është i pari person që ka kaluar Oqeanin Atlantik me varkë të vogël për mision humanitar.

Ai së bashku me shokët e tij e bëri këtë për 36 ditë, 10 orë e 32 minuta. Konkretisht ky veprim u realizua me qëllim që të mbledhin para për fëmijët me kancer.

Qëllimi i Gulës po ashtu ishte për shkak se një shok i ngushtë i tij kishte vdekur vite më parë nga kancer. /Indeksonline/