Gashi për moslejimin e Kurtit për të kandiduar për deputet: Vetëm e rritë Lëvizjen Vetëvendosje

Analisti e ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të mos e lejuar Kurtin për të kandiduar për deputet.
Gashi beson se ky vendim ka qenë i pritshëm, transmeton Indeksonline.
“Ka qenë vendim i pritshëm. E kam ditur nga momenti kur e kam parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo vetëm do ta rrisë Lëvizjen Vetëvendosje”, u shprehë ai në “Rubikon” të “Klan Kosovës”./Indeksonline/