75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Sondazhi i PIPOS i publikuar në Klan Kosovë: VV nuk i arrin 51 përqind, Nisma nuk e kalon pragun

PIPOS ka realizuar një sondazh të ri për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në sondazhin që u publikua në Klan Kosovë, Lëvizja Vetëvendosja ishte e para me 43.8 përqind, transmeton Indeksonline.

PDK ishte në pozitën e dytë me 21.1 përqind, LDK e treta me 17.2 përqind, AAK e katërta me 7 përqind, kurse Nisma nuk e kalon pragun me 2.9 përqind.

Ky sondazh është bërë me 3000 respodentë./Indeksonline/