Rekordmeni kosovar me fjalë të mëdha për kandidatin e LDK-së, Ismet Mjaki

Rekordmeni kosovar, Agim Agushi përmes një postimi e ka vlerësuar lart kandidatin e LDK-së për deputet, Ismet Mjaki.
Agushi ka thënë se Mjaki është njeriu i duhur për Parlamentin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Mjaki njihet si person që nuk ka hezituar të përkrah aktivitete të ndryshme humanitare.
Postimi i plotë i Agim Agushit:
Njeri me vlera atëdhetare,humanitare dhe njerëzore .
Gjatë aktivitetit tim personal per sfidimin e rekordeve Guinness MËRGATA jonë ka luajtur rol te rëndësishëm në mbështetje financiare.
Vendasi dhe mërgimtari ynë nga Sllatina e Vitisë me banim ne Gjeneve ,Zt Ismet Mjaki tash kandidat per deputet në Parlamentin e Kosovës me NR 106 është njëri nga ata që më ka përkrahur pa hezitim në çdo kohë kur më është kërkue nevoja.
Asnjëhere nuk ka hezitue dhe prap nuk heziton të më përkrahë mua dhe shumë aktivitete humanitare.
Njeri i duhur që i duhet Parlamentit të Kosovës
Me respekt
Agim Agushi-Guinness World Record