75 Mall Live Search
21:05 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Haradinaj: Rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë, entuziazëm i madh për të përkrahur AAK-në

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Daut Haradinaj ka thënë se bashkë me Selim Selimin kanë takuar një rini në Rahovec, që trashëgon vlera kombëtare e historike.

“Rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë, sonte tek rinia e Rahovecit pashë një entuziazëm të madh për ta përkrahur Aleancën dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:

Në Rahovec, në vatrën e kurorës vreshtare e sportive!

Bashkë me Z. Selim Selimin takuam një rini që trashëgon vlera kombëtare e historike, trashëgimtarët e Tonit dhe Micit, si dhe qindra dëshmorëve e martirëve.

Rinia e Rahovecit sonte e tregoi forcën e vërtetë, sonte tek rinia e Rahovecit pashë një entuziazëm të madh për ta përkrahur Aleancën dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë.

Kjo përkrahje e madhe që rinia e Rahovecit po i jep Aleancës, është falë punës së madhe që kryetari Z. Smajl Latifi po bënë në komunën e Rahovecit.

Rahoveci garon dinjitetshëm me:

Mahmut Morinën, afarist i suksesshëm dhe njëri ndër themeluesit e Aleancës në Rahovec, Fatmir Iska, nënkryetar i komunës dhe person i dashur nga të gjithë, Berat Duraku, drejtor shumë i suksesshëm në bujqësi dhe do të jetë përfaqësues edhe më dinjitoz i bujqve në Parlamentin e Kosovës, Bjondina Kleqka,  kandidatja që e përfaqëson më së miri sportin dhe rininë në Rahovec dhe padyshim që do ta përfaqësojë edhe në Parlamentin e Kosovës!

Na priftë e mbara e faleminderit Rahovec!