Haradinaj: Peja frymon Aleancë!

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj të shtunën ka mbajtur një tubim me qytetarët e komunës së Pejës, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se gjatë qeverisjes së saj, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve.

Haradinaj edhe në Pejë iu garantoj se nuk do lejojnë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, ata do vazhdojmë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.

Postimi i plotë:
Peja frymon Aleancë!
Gjatë qeverisjes së saj, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve. Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca.
Strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantova se ne nuk do lejojmë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, ne do vazhdojmë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.
Gjithashtu, nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët.
Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet.
#ForcaeKosovës
RH