75 Mall Live Search
23:04 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

SPEKTAKËL në ‘Copa Libertadores’ – Palmeiras kampion për herë të dytë në histori

Ka përfunduar finalja e madhe e ‘Copa Libertadores’ me fitore minimale të Palmeiras.

Skuadra braziliane fitoi minimalisht 1 me 0 në finale ndaj Santosit, shkruan IndeksOnline.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 98+  nga futbollisti Breno.

Palmeiras s’e kishte fituar këtë titull që nga viti 1999 dhe ky ishte titulli i dytë në histori.

Kujtojmë që skuadra me më së shumti tituj ‘Copa Libertadores’ është Independiente me shtatë tituj./IndeksOnline/