75 Mall Live Search
08:02 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Alpinistët zbulojnë kufomën e shqiptarit në Paro të Greqisë

Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur ditën e djeshme në ishullin Paro të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç.

‘Parianostypos.gr’ shkruan se alpinistët ishin ata që zbuluan krimin makabër në shëtitjen e tyre duke njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit. Kufoma ishte me shkallë të lartë dekompozimi në zonën e Agio Anargiron.

Policia greke po vijon ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.