75 Mall Live Search
08:15 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Kështu dukej ndërtesa e Kuvendit pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999

Në mars të këtij viti bëhen 22 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-së kundër ushtrisë së Serbisë.

Në atë kohë NATO kishte bombarduar objektet ushtarake dhe të institucioneve të Serbisë, për të ndal gjenocidin që po ushtrohej kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

Bombardimeve që zgjaten deri në qershor nuk u kishte shpëtuar as ndërtesa ku sot është vendosur Kuvendi i Kosovës.

Në pamje të vitit 1999, shihet ndërtesa e Kuvendit pas bombardimeve.