Aguero e mposht koronavirusin

Sulmuesi i Man Cityt, Kun Aguero është shëruar plotësisht nga Covid-19.
Aguero i cili para 10 ditësh rezultoi pozitiv me Covid-19, sot ka njoftuar tifozët se është shëruar plotësisht, shkruan IndeksOnline
Ya recuperado del COVID-19 estuve hoy en el gimnasio del club y pronto me sumaré a los entrenamientos con mis compañeros. No veía la hora de volver//Fully recovered from COVID-19, I was at the club's gym today, and soon I'll be back training with my team mates. Can't wait ??
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) January 31, 2021
“Tashmë i rikuperuar nga COVID-19, sot isha në palestrën e klubit dhe së shpejti do të bashkohem në seancat stërvitore me shokët e mi të skuadrës. Mezi pres të kthehem”, shkruan Aguero në Twitter.
Ai ka luajtur vetëm pesë minuta si zëvendësues në vitin 2021. Herën e fundit që Argjentinasi startoi në një ndeshje të Cityt ishte në Tetor.