75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Selimi merr përkrahje nga të rinjtë e Ferizajt e Rahovecit: Me Ramushin President ata do të jenë Forca e Kosovës

Një mobilizim i jashtëzakonshëm nga ana e AAK-së kudo në Kosovë.

Kjo parti, s’po i ndalë takimet me qytetarë, struktura e nëndegë.

Kandidati për deputet, Selim Selimi, sot ishte në Ferizaj, me çka se pati takim edhe me të rinjtë, ku bashkë me të ishin edhe dy kandidatët për deputet nga kjo komunë, Xhavit Zariqi e Rrezofat Azemi.

Veç tjerash Selimi tha se me Ramushin President të rinjtë do të jenë Forca e Kosovës.

“Të dielën e përfunduam me Ferizajin, mes të rinjve të cilët janë vlera e shtuar e vendit tonë. Bashkë me #XhavitZariqin29 dhe #RrezofatAzemi78 diskutuam për programin e fitores së Aleancës.

Me Ramushin President të rinjtë do të jenë Forca e Kosovës.

100 arsye për të votuar “, shkruan Selimi në FB.

Ai po ashtu ishte edhe në Rahovec, për të cilin takim edhe publikoi një video në FB.