75 Mall Live Search
12:17 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Burri nga Amerika fiton llotarinë për herën e gjashtë

Një burrë nga Idaho, ka fituar për herë të gjashtë lotarinë në një lojë gërvishtëse “Crossword”.

Bryan Mossi nga Meridiani fitoi 250 mijë dollarë.

Lotaria e Idahos në një njoftim shtypi, deklaroi se çmimi i tij është më larti, por shumë larg nga çmimi i madh.

Ai zotëron dyqanin shëndetësor “Newko Sport” dhe Nutrition.

Mossi tha se luan rregullisht, sepse e di që përfitojnë shkollat ​​e Idahos.

Lotaria Idaho ndahet në shkollat ​​publike dhe Fondin e Ndërtimit të Përhershëm.

Në total, gjatë historisë së lotarisë shtetërore, 961.5 milionë dollarë janë kontribuar për këto dy njësi.

“Jam krenar që ndihmoj në mbështetjen e shkollave publike të Idahos, kjo është arsyeja pse unë luaj”, tha Mossi.

Burri planifikon që të gjitha paratë e fituara t’ia japë vajzës për arsimimin, raporton CNN-i.