75 Mall Live Search
14:55 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Ministri Likaj pret në takim dhe merr përsipër t’i ndihmojë tre studentët kosovarë që do studiojnë në SHBA

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka pritur në një takim tre studentët e dalluar që do vazhdojnë studimet në SHBA, dy nga ta në Harvard.

Likaj ka marrë përsëipër që në cilësinë e ministrit t’i ndihmojë tre studentët edhe financiarisht.

“Prita në një takim studentët e dalluar Erblin Ribari, Jon Syla, të pranuar në universitetin prestigjioz të Harvardit si dhe Endrit Sylejmanin që studimet do t’i vazhdojë në “Minerva Schools” të SHBA-së. Po të kisha mundësi do t’i përkrahja edhe më tepër këta studentë, sepse investimi në ta është investim në të ardhmen e vendit.
Uroj që këta tre studentë të mund të kalojnë të gjitha sfidat që u dalin përpara gjatë rrugëtimit akademik, duke u kthyer faqebardhë, me një bagazh suksesesh që do i kontribuojë zhvillimit të Kosovës”, shkruan Likaj në njoftim.