Ky ishte shkaktari i zjarrit në banesën në Tophane

Një banesë ka marrë flakë në rrugën “Llidhja e Prizrenit” në lagjen “Tophane”, në Prishtinë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur ta ndalnin atë.

Dyshimet e para janë se zjarri ka ardhur si pasojë e një nxemseje elektrike.

Ajo ka përfshirë pjesën e brendshme të banesës e më vonë zjarri është shpërndarë deri te dritaret. /IndeksOnline/