75 Mall Live Search
18:06 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / AR

Dushi flet për marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael: LDK gjithmonë e vë shtetin para interesit vetanak

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ardita Dushi ka folur rreth vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit, duke shtuar se LDK gjithmonë e vë shtetin para interesit vetanak dhe këtë e kanë dëshmuar për më shumë se tri dekada, shkruan Indeksonline.

Ajo foli edhe rreth akuzave për thika mbi harta por që sipas saj, tani po bien në ujë si kulla prej letre.

Shteti Shtet nuk është slogan i rastësishëm por një mishërim i filozofisë tonë politike, i brumosur nga presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe i mbajtur gjallë sot e për mot nga gjithsecili nga ne që beson në familjen tonë të madhe- Lidhja Demokratike e Kosovës“, u shpreh Dushi.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka venë intersin shtetëror para atij partiak. Ne gjthmonë kemi shikuar përtej interesit të momentit dhe asnjë herë nuk kemi marrë vendime për një grusht vota.

Në ditët kur ne sulmoheshim nga të gjithë, qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Hoti, arriti marrëveshjen historike të Washigtonit.

Ende pa u tharë ngjyra në letrën e nënshkruar, filluan sulmet.

Por prapë ne u bëmë ballë sepse ne jemi LDK dhe ne mendojmë, punojmë e sakrifikojmë për shtet.

Sot kur e gjithë Kosova e përshëndeti vendosjen e mardhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit, ende ka zëra që na kritikojnë. Aq nihilistë janë ata zëra sa që edhe sukseseve më të mëdha nuk gjejnë guxim tu gëzohen.

Na kishin akuzuar se po e ndajmë Kosovën dhe se po vendosim shpata mbi harta.

Na kishin akuzuar se e rrëxuam qeverinë në pandemi.

Na akuzuan se po e vëmë interesin tonë para atij shtetëror.

Por të gjitha këto po bien në ujë si kulla prej letre.

Kosova jo që su nda por ajo sot u forcua edhe më tepër duke e vënë në listën e miqve të saj edhe një shtet mik si Izraeli.

Ne e nuk e rrëxuam qeverinë por ajo kishte vënë interesin partiak dhe individual mbi atë shtetëror dhe e rrëzoi veten.

Edhe qeverinë tonë e rrëzoi Gjykata në pandemi por si shtetndërtues e pranuam verdiktin dhe për asnjë moment nuk akuzuam e skandalizuam.

LDK gjithmonë e vë shtetin para interesit vetanak dhe këtë e kemi dëshmuar për më shumë se tri dekada.

Shteti Shtet nuk është slogan i rastësishëm por një mishërim i filozofisë tonë politike, i brumosur nga presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe i mbajtur gjallë sot e për mot nga gjithsecili nga ne që beson në familjen tonë të madhe- Lidhja Demokratike e Kosovës./Indeksonline/

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka venë intersin shtetëror para atij partiak. Ne gjthmonë kemi shikuar përtej…

Posted by Ardita Dushi on Monday, February 1, 2021