Ish-ministri mirëpritet në Has: Rimëkëmbja po bën jehonë!

Ish-ministri i Kulturës, tash kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi sot ka qenë pjesmarrës në një tubim parazgjedhur në Krajk të Hasit.
Atje ai u mirëprit nga shumë qytetar dhe u shprehë se Rimëkëmbja po bën jehonë, transmeton Indeksonline.
Gashi pastaj shkoj në Randobrav, ku 50 të rinj u antarësuan në PDK.
“Edhe me mbi 50 (pesëdhjetë) qytetarë, shumica të rinj nga Randobrava sonte na u bashkuan në shtëpinë e madhe. Ne, PDK-ja, marshojmë guximshëm drejt fitores, të vendosur t’i shërbejmë qytetarëve përmes Programit Rimëkëmbja”, thuhej në postimin e Gashit./Indeksonline/