75 Mall Live Search
22:00 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Paralajmëron infektologu i njohur: Pacientët po riinfektohen me Covid-19 si pasojë e varianteve të reja

Dr.Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, ka njoftuar se pacientët në Afrikën e Jugut po riinektohen me Covid-19, si shkak i varianteve të reja.

Në një bisedë me kolegët e tij në Afrikën e Jugut, Dr.Fauci bëri të ditur se pacientët po riinfektohen shkruan CNN.

“Kur ishim duke komunikuar me kolegët tanë të shëndetit publik në Afrikën e Jugut, ata treguan se diçka e çuditshme po ndodh tani, ne kemi njerëz të cilët ishin të infektuar muaj më parë, ndërsa tani janë duke u riinfektuar”, tha ai.

Sidoqoftë, Dr.Fauci tha se vaksina ka treguar efikasitet rreth 50 deri në 88% kundër sëmundjeve të rënda.