“Sot them si nuk e dëgjova babin”, Arta Bajrami pishman qe u mor me muzikë

Ikona e muzikës shqiptare Arta Bajrami duket se i ka rënë pishman që është bërë pjesë e botës së muzikës.
Kështu është deklaruar ajo në një intervistë për emisionin “SHOW TIME”, shkruan Indeksonline.
Mes lotësh ajo tregojë se si babi i kishte thënë të mos merrej me muzikë, pasi edhe vet kishte qenë këngëtar.

“Çika jem kqyr me kry fakultetin e me gjet një punë të mirë, me pas të ardhura mujore me pas një jetë më stabile. Më ka thënë nisja këndo këngë popullore, ndonjëherë mendoj se si nuk e kam dëgjuar, por kështu ka qenë e shkruar” rrëfeu ajo.

Ajo tregoj se çdo natë lutet për shpirtin e babit, të cilin e ka humbur tre vite më parë./IndeksOnline/