75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Bislimi zbulon arsyen pse LDK e ndërpreu bashkëqeverisjen me VV në Vushtrri

LDK-ja ka ndërprerë bashkëqeverisjen me VV-në në Komunën e Vushtrrisë, teksa pas kësaj erdhi edhe reagimi nga Vetëvendosja, shkruan Indeksonline.

Besnik Bislimi përmes një postimi në Facebook tha se arsyeja se pse LDK-ja ka prishur koalicionin është se VV në sondazhet e fundit në këtë komunë ka dalë mbi 60%.

Kujtojmë se kryetari i Wushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se kjo ka ndodhur pasi që Vetëvendosje nuk përkrahu të enjten Planin për rimëkëmbje ekonomike të prezantuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Postimi i plotë:

Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK-në ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV-në në Wushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Wushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam.

Pyetja:

5. Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë, për cilin subjekt politik do të votonit? (Përgjigjet rotative)

Përgjigjja te tabela:

P.S. Rezultatet janë pa diasporën!

P.S. Kjo me Wushtrri në vend të Vushtrri është e qëllimshme, që me ua lënë një mundësi “amkademikëve” që ta sulmojnë cilësinë e sondazhit./Indeksonline/

Image may contain: text that says '% within P Komuna 5. Nese Levizja Vetevendosje (LW) zgjedhjet Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) parlament Partia Demokratike Kosoves (PDK) are do tẽ mbaheshi Aleanca per Ardhmërinë e Kosoves kẽte tẽ Nisma diele, per Partia e Ashkalinjeve per Integrim (PAI) cilin subjekt Partia Demokratike e Ashkanlive te Kosoves (PADK) politik do Partia Rome Bashkuar e Kosoves (PRBK) tẻ votonit? Tjetër Total P1. Komuna Mitrovice Vushtrri 57.9% 62.5% 7.2% 11.2% 29.5% 23.8% 1.4% 1.1% 1.0% 1.0% 3% 1.0% 7% 100.0% 1.1% Total 60.1% 9.1% 26.7% 1.2% 1.1% 5% 2% 5% 5% 100.0% 4% 100.0%'