75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Asllanaj premton se do jetë zëri i qytetarëve në Parlament: Bashkë në LDK do bëjmë më të mirën

Sali Asllanaj është kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.

Përmes një videoje, Asllanaj tha se do të jetë zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës për të bërë më të mirën.

Duke besuar në vlerat e LDK-së, i jam rikthyer garës për deputet në Parlamentin e Kosovës. Duke u bazuar në përvojën time politike shumëvjeçare si udhëheqës i komunës për tri mandate, si deputet i Parlamentit të Kosovës për një mandat mund të jem i sigurt për zbatimin e një programi cilësor të LDK-së për një zhvillim ekonomik cilësor, për vende të punës të reja, për shëndetësi cilësore dhe për një sistem të arsimit shumë të reformuar. Do të jem zëri juaj në Parlament, bashkë në lidhje do të bëjmë më të mirën”, u shpreh ai.

Asllanaj në këto zgjedhje mban numrin 41./Indeksonline/