75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Era rrëzon pishat në parkun rekreativ në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Erërat e forta të ditëve të kaluara që mbizotëruan në pjesë të ndryshme të vendit, kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në fshatin Sllatinë tash e sa vjet funksion si park rekreativ, vendi i njohur tek “Pishat e Sllatinës”. Ai gjatë kësaj periudhe ka pësuar shkatërrim për shkak të erërave të forta.

IndeksOnline mëson se në lidhje me shkuljen e drunjve tashmë në vend të ngjarjes ka dalë edhe  inspeksioni nga Agjencia e Pyjeve i cili ka shikuar nga afër dëmtimit që i është bërë këtij parku.

Më poshtë ju sjellim pamje: