Kush është Fatlume Jaha nga Podujeva, që synon ulësen e deputetes në Kuvendin e Kosovës?

Fatlume Jaha, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 48 në listë synon ulësen e deputetes në Kuvendin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Jaha me një bagazh të madh të shkollimit dhe përvojës synon të kontriboj për të mirën e qytetarëve duke ngritur zërin në Kuvend.
Jaha e cila është PhD kandidate në Ekonomiks ka kryer një semetër të doktoratës në Universitetin Cote d’Azur në Nicë, Francë. Ajo ka kryer master në Ekonomiks dhe në Integrime Evropiane dhe Administratë publike. Ndërsa fakultetin e Shkencave Politike e ka përfunduar nivelin bachelor.
Kandidatja për deputete nga Podujeva e cila ka qenë fituese e Çmimit “Studente e Dalluar e Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës-2011” ishte 3 vjet bursiste e Universitetit të Prishtinës.
Ndërsa, nga ana profesionale, Fatlume Jaha ka qenë këshilltare Komunale për dy mandate në Komunën e Podujevës, këshilltare Politike e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale 2015-2017, si dhe gazetare dhe autore emisioni./IndeksOnline/
