75 Mall Live Search
19:03 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

100 arsye për të votuar Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është pjesë e listës për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai përmes një video ka treguar arsyet se përse duhet të zgjidhet deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Selim Selimit:

Kam qenë pjesë e epikes për dialogun me Serbinë me kryeministrin Haradinaj, atëherë kur u bënë dy kthesa, e para kur kryeministri Haradinaj nuk pranoi të ulet në tavolinë pa SHBA-të, si garancë e sovranitetit tonë dhe atëherë kur u mbrojtën kufijtë e Kosovës në Berlin nga Kryeministri Haradinaj.

Në ekipin e dytë kam marrë besimin e Aleancës  dhe të kryeministrit Haradinaj  që të jem pjesë e delegacionit për dialog. Ne në Bruksel nuk pranuam që të rrëshqasim në dialog teknik dhe në Washinngton DC, në zyrën Ovale nënshkruam marrëveshje me të cilën e ruajtëm Ujmanin, marrëveshje e cila solli njohjen nga Izraeli.

Gjatë kësaj kohe ne bëmë të pamundurën që të mos preket sovraniteti i Kosovës, me instruksionet e Kryeministrit Haradinaj dhe kryqjen e tij të drejtpërdrejtë, ne sot e kemi Ujmanin, në të cilin do të bëhet një studim i fizibiliteti nga SHBA-të.

Prurja e SHBA-së në tryezën e dialogut na dha garancë, na dha vetëbesim dhe u mbrojt sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.