75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Ali Berisha pritet mirë në Kotradiq: Të mobilizuar për fitore

Ish-kryetari i komunës së Pejës, dr. Ali Berisha është duke vijuar me fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

Ai ka vijuar turin e tubimeve me qytetarë, ku sot ka qëndruar në fshatin Kotradiq dhe është mirëpritur në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore.

Para të pranishmeve Berisha shpalosi vizionin e AAK-së për këto zgjedhje, duke vënë theksin se Kosova kurr më parë nuk ka pasur nevoje që të ketë një president si Ramush Haradinaj, i cili është i aftë për t’i bërë ballë çfarëdo sfide, sidomos në ballafaqimin me Serbinë në dialog.