Pirlo: Në ndeshjen e parë nuk ishim vetvetja, tani treguam vetën

Pas fitores 2-1 ndaj Interit në Kupën e Italisë, Andrea Pirlo foli për Rai Sport.
Ai ka thënë se gabimin në ndeshjen në kampionat e përmirësoi në këtë ndeshje.
“Nuk ishim vetvetja kundër Interit në kampionat, ishte një hap i zbrazët, ne kemi punuar te gabimet që kemi kryer atë natë. Është vetëm raundi i parë, asgjë nuk është bërë ende. Nëse jemi të përqendruar, megjithatë, bëhet e vështirë për të gjithë, ne e dimë fuqinë tonë”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes. /IndeksOnline/