75 Mall Live Search
07:45 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj-Stublla në Lumbardhë, aty ku nisi çrrënjosja e gjakmarrjes

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla qëndroi në Lumbardhë të Deçanit në 31 vjetorin e fillimit të aksionit për faljen e gjaqeve nga profesori Anton Çetta.

“Të paharrueshme janë pamjet prekëse të lumit të njerëzve që vërshonin për të dëgjuar Profesor Anton Çettën, plakun e urtë e dijetarin e madh, teksa po çrrënjoste gjakmarrjen”.

“Ata që ishin në gjakësi, gjakun po ia falnin urtësisë së profesorit, e pastaj gjakësit. Kështu ai pajtoi mbi 100 gjaqe e 660 plagosje dhe mbylli një prej plagëve më të mëdha të Kosovës së paraluftës”.

Haradinaj-Stublla tha se më 2 shkurt, bëhen tridhjetenjë vite nga nisja e aksionit për faljen e gjaqeve.

“Jam këtu, në Lumbardh tek Kulla e Pajtimit të Gjaqeve, nderojmë punën kolosale të atyre që morrën pjesë në ndaljen e hasmërive mes shqiptarëve, me shumë ndjekës në Lumbardh, Llukë, Deçan e në tërë Kosovën”.

“Kënaqësi të isha po ashtu mike në Familjen Lekaj, patriotë të Lumbardhit, në odën e Esat Lekaj bashkë me një nga pjesëmarrësit e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, Myrteza Lekaj”.

“Trashëgimia e këtij aksioni vendimtar, është gurthemeli për përbashkim të popullit të Kosovës, kauzë që duhet të na bashkojë edhe sot të gjithëve, pa dallim!”.