75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Valdrin Mustafa në formë të mirë, tjetër gol në Gjermani

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po kalon në një formë të mirë në Gjermani.

Valdrin Mustafa ka shënuar gol në fitoren e RW Koblenz 2 me 0 ndaj Hoffenheim ll, shkruan IndeksOnline

Mustafa shënoi gol në minutën e 45-të, për t’ia dhuruar tri pikë klubit të tij.

Ky ishte goli i tetë për Valdrinin në kampionat, listën e golashënuesve në Regionalliga Sudwest e udhëheq sulmuesi gjerman, Discher me 12 gola./IndeksOnline/