Del në shitje Maybachi i Gaddafit!

Supervetura “Maybach 57S Coupe” e prodhuar për diktatorin libian Muammar Gaddafi, ka dalë në shitje përmes faqes holandeze për vetura “Autoleitner”, me çmim prej 1.16 milionë dollarë.
“Maybach”-i me dy dyer është një nga tetë të prodhuar nga kompania “Xenatec”. Kompania planifikonte të prodhonte 100 njësi të kësaj veture, por vetëm tetë u përfunduan, shkruan “Motorauthority”.

Kjo veturë ishte porositur nga Gaddafi më 2010, por u dorëzua vitin tjetër për shkak të përmbysjes së Qeverisë së tij.
Sipas shitësit, automobili ka kilometrazhin më të ulët të llojit të vet, me 2.230 kilometra të kaluara.
