75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Ali Berisha nis fushatën duke i nderuar dëshmorët e kombit

Kandidati për deputet nga AAK, Ali Berisha, bashkë me kandidatë të tjera nga dega e Pejës dhe zyrtarë të partisë kanë nisur fushatën nga qyteti i bukur i Dukagjinit.

Fushata është nisur me nderime te përmendorja e dëshmorëve të kombit në Pejë.

“Sot në menyrë simbolike hapem fushatën në Pejë, duke i nderuar dëshmorët e kombit, heronjët dhe martirët, që janë themel i lirisë dhe pavarsisë sonë, falë tyre sot Kosova është e lirë, shtet sovran dhe i pavarur dhe mund të organizojmë zgjedhje të lira e demokratike
Na priftë e mbara!”, shkruan Ali Berisha në njoftim.