Erdogan teston autobusin elektrik pa shofer, të zhvilluar nga inxhinierët turq

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se në takimin e kabinetit shkuan me Atak Electric, autobusin e parë elektrik në botë të prodhuar në seri në nivelin 4 pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq, raporton AA-ja.
Erdogani postoi nga llogaria e tij në Twitter pamjet gjatë testimit të autobusit elektrik që zhvilluan në rezidencën presidenciale, në Ankara.
“Në takimin tonë të kabinetit po shkojmë me Atak Electric, autobusi i parë elektrik pa drejtues në botë i prodhuar në seri në nivelin 4 nga inxhinierët turq”, tha Erdoğani. /IndeksOnline/
Kabine toplantımıza, Türk mühendisleri tarafından geliştirilen dünyanın ilk seri üretim 4. seviye sürücüsüz elektrikli otobüsü Atak Electric ile gidiyoruz. https://t.co/RgPmxgnIBZ
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 1, 2021