Rita Ora i jep fund lidhjes me Romain Gavras?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është një nga emrat më të përfolur nga mediat rozë.
Që kur organizojë festë për ditëlindje duke shkelur rregullat anti covid, ajo ka dëshpëruar fansat duke humbur mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimit të gazetës “The Sun”, Rita duket se i ka dhënë fund lidhjes së saj me Romain Gavras.

Sipas tyre dyshja janë parë bashkë së fundmi herë në muajin nëntor.
“Rita dhe Romain kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre romantike për shkak të distancës, por ata mbeten ende të lidhur ngushtë me njëri tjetrin,” tha burimi.
Ndërsa ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga vet çifti./Indeksonline/
