Haradinaj thotë se pa zgjedhjen e presidentit, zgjedhjet do jenë dështim

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj gjatë hapjes së fushatës në Prizren tha se, nëse nga zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arrihet të dilet me një emër për president të Kosovës, ato do të jenë dështim, shkruan Indeksonline.
Ai po ashtu tha se suksesi i zgjedhjeve më 14 shkurt nuk varet vetëm nga zgjedhja e Kuvendit por edhe të presidentit.
“Një ide themel vazhdon me qenë e jona se ne dëshirojmë të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke e mbrojte tonën. Prizreni është një qytet që na nderon. Qytet i vlerave kulturore, fetare e trashëgimisë.
Prizreni ka sfidat e veta, i mungon hekurudha, lidhja me Tetovën, do të jemi bashkë për Prizrenin e Kosovën. Më 14 shkurt kur votojmë suksesi i këtyre nuk do varet vetëm nga zgjedhja e Kuvendit por edhe të presidentit. Nëse nuk e zgjedhim presidentin, këto zgjedhje do jenë dështim”, ka thënë ai./Indeksonline/