Të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot

– Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës organizon aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit me temë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të tyre në vendin tonë dhe në botë, me fokus gjatë pandemisë”. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)
– Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Klinës. (Restaurant “Arbëri”, ora 12:30)
– Iniciativa Qytetare “Iniciativa Rome“, do të mbaj një konferencë për media. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)
– Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Istogut. (Kompleksi “Ibrahim Rugova”, ora 13:45)
– Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputet vizitojnë fabriken e Ëmbëlsirave “Ëmbëlsia” në Ferizaj si dhe me pas zhvillojnë një ecje përgjatë Sheshit të qytetit. (Ferizaj, ora 15:00)
– Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Pejës. (Hotel Dukagjini, ora 15:15)
– Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Gjakovës. (Hotel Pashtrik, ora 16:00)
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Restorant “Vapiano”, Mitrovicë, ora 16:00)
– Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputet vizitojnë disa binese në Greme të Ferizajt si Mobileria Doçi, Rinia dhe Promoplas. (Greme, ora 16:00)
– Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Deçanit. (Restaurant “Swiss”, ora 16:30)
– Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Deçanit. (Shkolla Fillore, fshati Isniq, ora 17:00)
– Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe kandidatët tjerë për deputet vizitojnë bizneset “Elita” dhe “ANB Baliu” në Ferizaj. (Ferizaj, ora 17:00)
– Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarë të Junikut. (Restaurant “Gjeravica”, ora 17:45)
– Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Mjedisor Për Prosperitet të Përbashkët nën temën “E drejta në Ushqim” i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në Kosovë për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik. (Kino Armata, ora 18:00)
– Lidhja Demokratike prezantn kandidatët për deputetë për rajonin e Pejës. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 18:00)
– Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:30)