Burri vret gruan e tij sepse ajo i kërkoi të largohej nga shtëpia sepse ai kishte Covid!

Një burrë i tërbuar ka vrarë gruan e tij, pasi ajo i kërkoi të largohej nga shtëpia sepse ai ishte i prekur me koronavirus.

Hussein Egal, akuzohet për vrasjen e Maryan Ismail në banesën e tyre në Emonton, në veri të Londrës, shkruan Daily Mail– transmeton IndeksOnline.

66 vjeçari kishte sulmuar gruan e tij me gjësende të ndryshme, gjatë bllokimit të parë që kishte ndodhur më 6 prill.
Ish-shoferi i autobusit i kishte thënë policisë se një grindje e furishme shpërtheu kur zonja Ismail i kërkoi të largohej nga banesa gjatë pandemisë.
Dhe se Egal beson se ishte ‘koronavirusi që e kishte bërë atë të çmendur dhe të vriste gruan e tij’.

Gjykata dëgjoi që para argumentit Egal kishte shfaqur simptoma të Covid-19, domethënë kollitje, të vjella, halucinacion dhe një temperaturë të lartë./IndeksOnline/