75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Zemaj viziton specializantët e Stomatologjisë, thotë se pacientëve po u ofrohen shërbime cilësore

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar specializantët në Klinikën Stomatologjike.

Zemaj me këtë rast ka thënë se kjo qendër është ndër më ta avancuarat në rajon ku ofrohen shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.

Sipas tij, edhe pse në kohë pandemia në klinikat e QKUK-së trajtimi i pacientëve nuk ka munguar.

“Ajo çka pamë kjo është ndër qendrat më të avancuara në rajon dhe me kuadrot e reja qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe me kohë”.