75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Sekuestrohen dy armë në Prishtinë

Policia e Kosovës në Prishtinë ka sekuestuar një revole dhe një thikë, në Barilevë.

Sipas zëdhënëses së PK-së, Flora Ahmeti, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.

“Drejtoria rajonale e Policisë – Prishtinë, po i merr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po i kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot  në fshatin Barilevë, nga zyrtarët policorë janë gjetë dhe sekuestruar :

-një revole (tipi Zoraki) dhe

-një thikë

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor  dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, tha ajo për IndeksOnlinen.