75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Goli i Muriqit në Serie A, i pari në histori nga një lojtar i Kosovës!

Vedat Muriqi para disa dite shënoi golin e tij të parë me fanellën e SS Lazios.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, shënoi golin [i pari me Lazion] për rezultatin 3 me 1 në ndeshjen ndaj Atalantas, shkruan IndeksOnline.

Sipas disa statistikave nga gazetari turk, Mustafa Taha – goli i Muriqit ishte i pari në histori i shënuar nga një lojtar i Kosovës.

Kujtojmë që kjo bëhet fjalë për lojtar që përfaqëson Kombëtaren e Kosovës – sepse në Serie A, kanë shënuar lojtarë kosovarë, si; Valon Behrami dhe Lorik Cana.

Golat e Canës në Serie A, i kanë shkuar Shqipërisë, e cila ka 192 gola, kurse vendit të parë i prijnë lojtarët nga Argjentina, me 3981 gola. Vendin e dytë e është Brazili me 2773 gola./IndeksOnline/