Ish-ministri i Sportit nis ditën me stadiumin “Fadil Vokrri”: Vepër e realizuar nga qeverisja jonë

Ish-ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka nisur ditën sot me një pamje të bukur nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
Gashi ka kujtuar në postim se stadiumi i kryeqytetit ishte vepër e realizuar nga koha kur PDK-ja ishte në Qeveri.

“Mirëmëngjesi miq,
Me këtë pamje të stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Një vepër e realizuar nga qeverisja jonë”, shkruan Gashi në njoftim.
Kujtim Gashi njihet si një nga ministrat që ka investuar më së shumti në infrastrukturën e sportit në Kosovë.