75 Mall Live Search
17:31 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Kelmendi: Turp, marre, po luani me jetën e qytetarëve!

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi është treguar i ashpër lidhur me aktivitetet elektorale që janë duke i organizuar partitë politike.

Ai ka thënë se është turp për ish-kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Hoti, turp edhe për ud.presidenten Osmani!.

Kelmendi vuri në dukje se deri dje i kanë dënuar qytetarët për mosrespektim të masave anti-COVID-19, ndërsa sot i ftojnë në tubime, duke i nxitur t’i shkelin vet masat.

“Nëse Albin Kurti thotë se do të fitojë, pse atëherë rrezikon qytetarët, nëse Avdullah Hoti thotë se ka punuar mirë si kryeministër, pse atëherë rrezikon qytetarët. Enver Hoxhaj, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nëse i kanë dënuar qytetarët, nuk do të thotë që tani të luajnë me jetët e tyre”, theksoi Kelemendi.

Ai theksoi se kjo tregon se për këta më e rëndësishme janë një grusht vota se vet jeta e qytetarëve.