75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / A. M.

John: Kam ndërruar skuadër? Gjepura!

Oto John vazhdon të ketë probleme me dokumentacionin për tu bashkuar me Prishtinën.

Sulmuesi është duke ushtruar në shtëpinë e tij në Nigeri, për të mbajtur formën deri sa t’i mundësohet ardhja në Kosovë.

Në profilin e tij në Instagram, John ka publikuar një video duke luajtur futboll në Nigeri me një skuadër tjetër.

Në mediat lokale u ngrit dyshimi që John është ndarë me Prishtinën por ai ka mohuar këto spekulime.

“Këto janë gjepura. Unë kam postuar një video duke luajtur me ish skuadrën time, për të qenë fit. Unë do të kthehem te Prishtina sepse kam ende kontratë dhe e respektoj atë” deklaroi John për Indeksonline.

Trajneri Zekirija Ramadani poashtu ka konfirmuar për Indeksonline se John do të bashkohet me grupin sapo të rregullohet dokumentacioni.

Megjithatë, trajneri shkupjan nuk do të llogarisë në shërbimet e nigerianit për disa javë.

/Indeksonline/